Zgjidhje Solare për Shtëpi, Biznese dhe Instalues

ESK Solar

ESK Solar është distributor zyrtar i produkteve AZZURO në Kosovë dhe Ballkan, sisteme solare të provuara që sjellin kursime reale.

ESK Solar

Lider në tregun shqiptar.

Me përvojë shumëvjeçare në sektorin e energjisë diellore, ESK Solar garanton cilësi, efikasitet dhe investime të sigurta për të ardhmen tuaj energjetike.

2512+

Projekte të përfunduara me sukses

25+

Vite përvojë

1120+

Investime të realizuara

1520+

Klientë të kënaqur

Pse të Zgjedhim Energjinë Solare ?

Kursim Afatgjatë i Kostove

Me instalimin e sistemeve solare, ju reduktoni ndjeshëm faturat mujore të energjisë dhe krijoni stabilitet financiar në afat të gjatë. Energjia e diellit është falas dhe e pakufizuar.

Përfitimet:

Energji e Qëndrueshme dhe e Pastër

Energjia solare nuk ndot mjedisin dhe redukton emetimet e karbonit. Është zgjidhja ideale për një të ardhme më të gjelbër dhe më të shëndetshme.

Përfitimet:

Për Shtëpi

Zgjidhje Solare të Sigurta për Shtëpi

ESK Solar ofron sisteme diellore moderne për shtëpi individuale dhe banesa familjare. Ne ju ndihmojmë të ulni kostot e energjisë, të rrisni vlerën e pronës dhe të siguroni energji të pastër për të ardhmen tuaj.

Për Biznese

Zgjidhje Solare për Biznese dhe Industri

Ne ofrojmë sisteme solare të personalizuara për biznese, fabrika dhe objekte komerciale. Me ESK Solar, biznesi juaj investon në energji të qëndrueshme, ul shpenzimet operative dhe rrit efikasitetin energjetik.

Projektet e përfunduara

Fabrika e prodhimit te dritareve

Shkup

Villa Charming

Tirana

Fabrika e mobiljeve

Zona Industriale, Suharekë

24 katëshi

Prishtinë

Klientët tanë

Arben K. – Prishtinë

Pronar shtëpie private

Që nga instalimi i sistemit solar nga ESK Solar, po kursejmë rreth 200€ çdo muaj në faturat e energjisë elektrike. Investimi ka qenë një nga vendimet më të mira që kemi marrë për shtëpinë tonë. Sistemi punon pa asnjë problem dhe ekipi ishte shumë profesional.

Valon M. – Ferizaj

Biznes familjar

Më herët kishim shumë probleme me ndërprerjet e rrymës nga KEDS, por tani falë baterisë së sistemit solar, biznesi ynë vazhdon punën normalisht edhe kur bie rryma. Gjithçka funksionon pa ndërprerje dhe kjo na ka shpëtuar nga humbje të mëdha.

Blerta H. – Gjilan

Shtëpi individuale

Instalimi u krye shpejt dhe pa komplikime. Përveç kursimit mujor prej mbi 150–180€, tani ndihemi më të sigurt sepse kemi energji edhe gjatë ndërprerjeve. E rekomandoj ESK Solar pa hezitim.

Ilir D. – Prizren

Objekt komercial

Sistemi solar me bateri na ka dhënë pavarësi të plotë energjetike. Kur rryma ndalet nga rrjeti, ne vazhdojmë punën normalisht, pa stres dhe pa humbje. Përvoja jonë me ESK Solar ka qenë shumë pozitive.

Na kontaktoni

Gati për të punuar së bashku? Ndërtoni një projekt me ne!

This field is required.
This field is required.

Mëso më shumë

Pyetjet më të shpeshta

Po. Në shumicën e rasteve, investimi në energjinë solare kthehet brenda 4–6 viteve, ndërsa sistemi vazhdon të prodhojë energji falas për mbi 25 vite. Klientët tanë shohin ulje të ndjeshme të faturave që nga muaji i parë.

Nëse sistemi është i pajisur me bateri, energjia vazhdon normalisht edhe gjatë ndërprerjeve nga rrjeti. Pajisjet kryesore të shtëpisë ose biznesit mbeten funksionale pa asnjë ndërprerje.

Instalimi zakonisht zgjat 1–3 ditë, në varësi të madhësisë së projektit. Ekipi ynë kujdeset për të gjithë procesin, nga projektimi deri te vënia në funksion të sistemit.